Fondacioni Heinrich Böll në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë “Tё kuptojmё sjelljen e politikёs sё jashtme tё vendeve tё Ballkanit parё nga perspektiva e shteteve tё vogla.”, një workshop akademik evropian që shënon fillimin e një diskutimi gjithëpërfshirës në lidhje me sfidat dhe mundësitë e zhvillimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Qëllimi i këtij workshop-i nuk është të trajtojë në mënyrë sipërfaqësore tensionet dhe debatet politike në Ballkan, por të krijojë një hapësirë ​​intelektualisht stimuluese dhe të inkurajojë akademikët dhe ekspertët në vend që të hedhin një vështrim më të thellë në dinamikat e politikave së jashtme të shteteve të vogla. Ky aktivitet, i pari i këtij lloji i organizuar nga zyra jonë, është krijuar për të mbështetur bashkëpunimin dhe lidhjen e studiuesve kryesorë nga rajoni dhe jashtë, në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve të jashtme dhe gjithashtu për të krijuar një kuadër për bashkëpunime të ardhshme kërkimore në nivel evropian. Gjatë këtij workshop-i, dy fokuset kryesore tematike do të jenë përkatësisht Shtetet e vogla dhe politika e tyre të jashtme, dhe më pas fokusi do të zhvendoset drejt rasteve individuale të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë. Të gjithë të ftuarit në këtë aktivitet janë akademikë dhe studiues, projektet dhe fushat e ekspertizës së të cilëve kanë të bëjnë me temën e politikës së jashtme të shteteve të vogla dhe politikat e Bashkimit Evropian/Ballkanit Perëndimor.

Ne besojmë në fuqinë e infromacionit dhe mendimit kritik për të ndihmuar shoqërine dhe qytetarët, prandaj shpresojmë që rekomandimet e propozuara dhe të diskutuara në këtë aktivitet të arrijnë disa nga aktorët kryesorë në sferën politike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor.

Paneli

Moderator

Artikuj
Na ndiq!
Kontakt

Adresa:

Shoqata Heinrich Böll Stiftung
New Destil Creative Hub, Kati 3
Bulevardi Zogu I, Tiranë

E-Mail: info@al.boell.org
https://al.boell.org