Një mesazh në kuadër të eventit nga Drejtori i hbs Tirana - Workshop Akademik

Të dashur pjesmarrës,

Është një kënaqësi e vecantë për mua tju mirëpres në një periudhë të jashtëzakonshme në të cilën Ballkani perëndimor është shpallur si prioritet kryesor për Bashkimin Europian. Heinrich Boll ka hapur zyrën në Tiranë, zyra e katërt kjo në rajonin e Ballkanit, një vit më parë bazuar në besimin tonë për idealin Europian dhe dëshirën për të integruar Ballkanin perëndimor në strukturat Europiane. Ne jemi shumë të lumtur për përpjektjet e vazhdueshme dhe iniciativat e ndërmarra për përmirësimin e marrëdhënieve mes BE’së dhe Ballkanit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për risqet që kjo situatë mbart.

Tematika e shteteve të vogla është shndërruar në një koncept provokues në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, megjithatë kërkimet shkencore për politikën e jashtme të shteteve të Ballkanit nga perspektiva e shteteve të vogla lë për te dëshiruar dhe është mjaft e varfër. Një studim rigoroz i politikave të jashtme të Ballkanit Perëndimor parë nga perspektiva e shteteve të vogla, në kontekstin e angazhimit të BE-së për të nxitur procesin e integrimit të rajonit, mund të sjellë njohuri të reja dhe bashkëkohore. Jam shumë i lumtur që jemi mbledhur së bashku në Tiranë për të diskutuar se si përqasja e shteteve të vogla mund të  kontribuojë në analizimin dhe shpjegimin e politikbërjes së jashtme të shteteve të Ballkanit.

Le të diskutojmë së bashku se si mund ti përballim sfidat që kanë të bëjnë me integrimin evropian të shteteve të Ballkanit dhe le të përpiqemi për të sjellë një paqe dhe një zhvillim të qëndrueshëm në kontinentin tonë. Nëpërmjet këtij workshopi ne synojmë që të nxisim shkëmbimet akademike dhe bashkëpunimet për kërkime shkencore në nivel Evropian, për të zhvilluar aftësi analitike që janë të domosdoshme për përmirësimin e diskutimeve në lidhje me integrimin brenda rajonit dhe gjithashtu në nivelin Evropian.

Ne dëshirojmë që ju të mbështesni iniciativën tonë me njohuritë, kontaktet dhe përkushtimin tuaj.

Unë do të isha tepër i lumtur nëse ky workshop akademik do të ishte pikënisja për diskutime dhe takime të mëtejshme në këtë temë, me kënaqësi sërish në Tiranë.