Heinrich Böll Stiftung

Placeholder Image for Video Content

Kush jemi
Heinrich Böll Stiftung është një fondacion politik gjerman. Fondacioni shërben një agjenci për ide dhe projekte të gjelbra dhe është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me projekte partnere në rreth 60 vende të botës. Detyra e tij parësore është edukimi politik në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim nxitjen e vullnetit demokratik, përkushtimit socio-politik dhe mirëkuptimit ndërkombëtar. Puna e fondacionit udhëhiqet nga vlerat themelore të ekologjisë, demokracisë, solidaritetit dhe mostolerancës ndaj dhunës. Një vend të veçantë për fondacionin zënë përpjekjet për arritjen e një shoqërie demokratike si dhe demokracisë gjinore*, si një marrëdhënie mes gjinive që është e lirë nga varësia dhe dominimi.Gjithashtu, fondacioni promovon artin dhe kulturën, si elemente që i shërbejnë në punën e tij për edukimin politik dhe si mjete shprehëse të perceptimit të vetvetes në raport me të tjerët. Së fundmi, Heinrich Böll Stiftung vepron në mënyrë të pavarur; kjo vlen edhe për marrëdhënien me Partinë e Gjelbër Gjermane.

Ne jemi një Think Tank i Gjelbër

  • Ne promovojmë reforma demokratike dhe inovacione sociale.
  • Ne punojmë në politikat ekologjike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel global.
  • Ne ofrojmë hapësirë për prezantim dhe debat mbi artin dhe kulturën.
  • Ne transferojmë njohuritë dhe aftësitë nga ekspertët tek aktorët politikë.
  • Ne ofrojmë një forum për debat të hapur dhe promovojmë dialogun midis politikës, biznesit, akademisë dhe shoqërisë.
  • Ne mbështesim studentë të talentuar aktivë për çështje socio-politike si në Gjermani ashtu edhe jashtë saj.
  • Ne dokumentojmë historinë e lëvizjes së Gjelbër për të promovuar kërkimin dhe për të ofruar frymëzim politik.

Ne Jemi një Rrjet Ndërkombëtar i Politikave

  • Ne jemi pjesë e rrjetit global të Gjelbër dhe promovojmë zhvillimin e lëvizjes politike të Gjelbërve në të gjitha kontinentet.
  • Ne fokusohemi veçanërisht në zgjerimin dhe thellimin e lëvizjes së Gjelbër Evropiane.
  • Ne punojmë në mënyrë aktive për zhvillimin e një publiku politik evropian.
  • Ne mbështesim pjesëmarrjen e shoqërisë civile në politikë dhe, në kuadrin e organizatave shumëpalëshe, marrim pjesë në konferenca dhe negociata.

Ne jemi aktivë në Ekologji, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në mbarë botën

  • Ne e konsiderojmë ekologjinë dhe demokracinë si të pandashme. Prandaj ne mbështesim individët dhe projektet që janë të përkushtuar ndaj ekologjisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe vetëvendosjes.
  • Ne mbështesim respektimin për shtetin e së drejtës dhe pjesëmarrjen demokratike në të gjitha pjesët e botës.
  • Ne promovojmë heqjen e kushteve të dominimit, varësisë dhe dhunës ndërmjet gjinive.
  • Ne e konsiderojmë diversitetin etnik dhe kulturor si një pjesë thelbësore të kulturës demokratike.
  • Ne inkurajojmë aktivizmin qytetar dhe atë të shoqërisë civile.
  • Ne trajnojmë aktivistët në mënyrë që ata të mund të vetëorganizohen me sukses dhe të marrin pjesë në proceset politike.
Fondacionet politike
Fondacionet politike gjermane janë subjekte të veçanta që marrin pjesë në jetën publike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndryshe nga modeli anglo-sakson, ato funksionojnë me fonde publike gjermane dhe kontribuojnë në atë që njihet si edukim politik. Ndonëse emri fondacion politik mund të duket disi çorientues, pjesa më e madhe e fondacioneve politike gjermane janë të themeluara dhe funksionojnë si shoqata. Në Gjermani, edukimi politik është një objektiv kryesor i politikës publike, duke shërbyer si një mjet për të promovuar rëndësinë e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare, si dhe për të forcuar pluralizmin demokratik. Përmbushja e këtij misioni është roli kryesor i Agjencisë Federale për Edukimin Politik (bpb) dhe plotësohet nga puna e fondacioneve politike. Ndonëse fondacionet politike gjermane janë të afërta me një partie politike të caktuar, në kuptimin që promovojnë vlerat dhe filozofinë e asaj partie, por janë tërësisht të pavarura prej tyre. Si pjesë e punës së tyre, ato ofrojnë edukim politik për qytetarët, mbështetin shoqërinë civile, kontribuojnë në integrimin evropian, ofrojnë ndihmë për zhvillim dhe forcojnë vlerat dhe strukturat demokratike në mbarë botën.
Zyra në Tiranë

Në vjeshtën e vitit 2021, fondacioni hapi zyrën e tij të re rajonale në Tiranë. Zyra e Fondacionit në Tiranë synon të krijojë dhe mbështesë komunitete dhe hapësira ku idetë transformuese mund të diskutohen dhe zhvillohen. Për këtë qëllim, Zyra e Tiranës shpesh bashkon akademikë, aktivistë, artistë, punonjës të kulturës dhe përfaqësues nga politika dhe sektori privat, duke forcuar lidhjet midis aktorëve të gjelbër në Shqipëri dhe më gjerë, si dhe duke mbështetur angazhimin e tyre në procesin e integrimit në BE.
Ekipi i Heinrich-Böll-Stiftung Tiranë

Na ndiq në rrjete sociale

Kontakt

Adresa:

Shoqata Heinrich Böll Stiftung, Zyra Tiranë
New Destil Creative Hub, Kati 3
Bulevardi Zogu I, Nr. 24/2
Tiranë 1016

Tel.: +355 69 608 3302
E-Mail: info@al.boell.org
https://al.boell.org