Aspektet ligjore dhe politikat e Shqipërisë për komunitetet energjetike: Si ndikon legjislacioni në zhvillimin e komuniteteve energjetike në Shqipëri? Artikull Koncepti i komuniteteve të energjisë së rinovueshme (KER) është një koncept relativisht i ri, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Ligji shqiptar Nr. 24/2023 hodhi themelet e një kuadri ligjor që mbështet projektet e energjisë së rinovueshme, përfshirë edhe komunitetet energjetike. Përballë sfidave që shoqëria jonë po përballet, nga njëra anë për sigurimin e energjisë dhe, nga ana tjetër për ruajtjen e qëndrueshmërisë mjedisore, nismat e disa komuniteteve lokale për të prodhuar energji nga burime alternative, duket se janë zgjidhja. Por, a është Shqipëria gati për t’i inkurajuar dhe mbështetur këto nisma në nivel komuniteti? By Nosiana Burnazi
Komunitetet e Energjisë së Rinovueshme: Roli i njësive të vetëqeverisjes vendore Artikull Komunitetet e energjisë së rinovueshme (KER) janë nisma të lidhura ngushtësisht me territorin dhe zonat lokale ku ato marrin jetë. Roli i aktorëve të qeverisjes vendore, në veçanti i bashkive, është vendimtar për krijimin e një klime favorizuese. Kësisoj, ofrimi i mbështetjes institucionale, financiare dhe teknike nga ana e bashkive, krahas lehtësimit të procedurave burokratike, do të ndihmonte në krijimin dhe jetëgjatësinë e KER-eve. By Vilson Blloshmi
Zbatimi në praktikë i komuniteteve të energjisë në Shqipëri: nga ligji në realitet Artikull Për t'u bërë operative, komunitetet e energjisë, në Shqipëri, hasin disa sfida të rëndësishme. Si mund të zhbllokohet potenciali i tyre për të marrë prej tyre përfitime, për të arritur demokraci energjetike dhe zhvillim lokal? By Anduel Çekrezi
Nga Evropa në Shqipëri: mësime dhe mundësi për komunitetet e energjisë së rinovueshme Artikull Komunitetet e energjisë së rinovueshme (KER) janë krijuar tashmë në shumë vende të Evropës, duke iu dhënë mundësi qytetarëve që jo vetëm të marrin pjesë aktive në sektorin e energjisë, por edhe të investojnë bashkërisht në kapacitete, të reja të cilat shfrytëzojnë energjinë diellore, të erës apo të ngrohjes. Ky artikull analizon përvojat e disa vendeve të Bashkimit Evropian në zhvillimin e komuniteteve të energjisë dhe, përmes një qasjeje krahasuese, synon të identifikojë mësimet e marra nga këto vende, të cilat mund të ndihmojnë në hartimin e politikave më efektive për nxitjen e këtyre komuniteteve në Shqipëri. By Emi Kalluci
Edukimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për komunitetet e energjisë së rinovueshme Artikull Teksa bota po ecën drejt një të ardhmeje me energji të qëndrueshme, angazhimi i publikut në nismat e energjisë së rinovueshme është një faktor kyç për arritjen e suksesit afatgjatë. Komunitetet e energjisë së rinovueshme (KER) ofrojnë një qasje të decentralizuar dhe demokratike për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë, pasi bëjnë të mundur që qytetarët, bizneset dhe autoritetet vendore të punojnë së bashku për menaxhimin e energjisë së rinovueshme. Megjithatë, zbatimi me sukses i KER-ve është në varësi të ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së publikut, në veçanti të grave dhe komuniteteve rurale që shpesh hasin pengesa për të pasur qasje në politikat e tranzicionit të energjisë ose për të marrë përfitime prej tyre. By Migena Nako
Shqyrtimi i nevojës për komunitetet e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe realizueshmëria e tyre Artikull Komunitetet e energjisë së rinovueshme (KER) janë shfaqur si mekanizma inovativë që fuqizojnë qytetarët, bashkitë dhe bizneset për të prodhuar, ndarë dhe konsumuar energji. Ndonëse BE-ja ka një kuadër të fortë rregullator për KER-et, Shqipëria mbetet në fazat e hershme. Megjithatë, me mbështetjen e duhur politike dhe angazhimin e aktorëve të interesit, KER-et kanë potencialin të nxisin decentralizimin e energjisë, të forcojnë sigurinë energjetike dhe të promovojnë zhvillimin ekonomik në nivel lokal. By Djego Abedinaj
Rregullimi ligjor i komuniteteve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe Evropë Artikull Komunitetet e energjisë së rinovueshme janë nisma të përbashkëta të anëtarëve të një komuniteti, të cilat i japin anëtarëve dhe komunitetit lokal mundësinë të prodhojnë energji, ta menaxhojnë dhe ta konsumojnë atë në mënyrë të qëndrueshme. Ato ulin varësinë nga burimet fosile dhe nxisin një tranzicion energjetik gjithëpërfshirës. Por a është Shqipëria gati të ndjekë shembujt më të suksesshëm dhe të zhbllokojë potencialin e saj? By Irena Gjika