Aspektet ligjore dhe politikat e Shqipërisë për komunitetet energjetike: Si ndikon legjislacioni në zhvillimin e komuniteteve energjetike në Shqipëri? Publikuar: 20 June 2025 Artikull Koncepti i komuniteteve të energjisë së rinovueshme (KER) është një koncept relativisht i ri, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Ligji shqiptar Nr. 24/2023 hodhi themelet e një kuadri ligjor që mbështet projektet e energjisë së rinovueshme, përfshirë edhe komunitetet energjetike. Përballë sfidave që shoqëria jonë po përballet, nga njëra anë për sigurimin e energjisë dhe, nga ana tjetër për ruajtjen e qëndrueshmërisë mjedisore, nismat e disa komuniteteve lokale për të prodhuar energji nga burime alternative, duket se janë zgjidhja. Por, a është Shqipëria gati për t’i inkurajuar dhe mbështetur këto nisma në nivel komuniteti? Nosiana Burnazi
Komunitetet e Energjisë së Rinovueshme: Roli i njësive të vetëqeverisjes vendore Publikuar: 19 June 2025 Artikull Komunitetet e energjisë së rinovueshme (KER) janë nisma të lidhura ngushtësisht me territorin dhe zonat lokale ku ato marrin jetë. Roli i aktorëve të qeverisjes vendore, në veçanti i bashkive, është vendimtar për krijimin e një klime favorizuese. Kësisoj, ofrimi i mbështetjes institucionale, financiare dhe teknike nga ana e bashkive, krahas lehtësimit të procedurave burokratike, do të ndihmonte në krijimin dhe jetëgjatësinë e KER-eve. Vilson Blloshmi
Zbatimi në praktikë i komuniteteve të energjisë në Shqipëri: nga ligji në realitet Publikuar: 9 June 2025 Artikull Për t'u bërë operative, komunitetet e energjisë, në Shqipëri, hasin disa sfida të rëndësishme. Si mund të zhbllokohet potenciali i tyre për të marrë prej tyre përfitime, për të arritur demokraci energjetike dhe zhvillim lokal? Anduel Çekrezi
Nga Evropa në Shqipëri: mësime dhe mundësi për komunitetet e energjisë së rinovueshme Publikuar: 5 June 2025 Artikull Komunitetet e energjisë së rinovueshme (KER) janë krijuar tashmë në shumë vende të Evropës, duke iu dhënë mundësi qytetarëve që jo vetëm të marrin pjesë aktive në sektorin e energjisë, por edhe të investojnë bashkërisht në kapacitete, të reja të cilat shfrytëzojnë energjinë diellore, të erës apo të ngrohjes. Ky artikull analizon përvojat e disa vendeve të Bashkimit Evropian në zhvillimin e komuniteteve të energjisë dhe, përmes një qasjeje krahasuese, synon të identifikojë mësimet e marra nga këto vende, të cilat mund të ndihmojnë në hartimin e politikave më efektive për nxitjen e këtyre komuniteteve në Shqipëri. Emi Kalluci
Beteja e gjatë për të mbrojtur lumin e fundit të egër në Evropë vijon Publikuar: 5 October 2022 Pasi ti e shikon Vjosën për herë të parë, Vjosa nuk është më thjesht një lumë, Vjosa është pjesë e jotja. Me një total prej 40 HEC-esh, rrjedha e saj planifikohej të ndërpritej e të futet në tubacione për prodhim energjie, pa kursyer as degëzimet e Vjosës. Entenela Ndrevataj
Solar në Kutë: Iniciativa për të shndërruar fshatin Kutë në fshatin e parë solar në Shqipëri Publikuar: 17 March 2022 Protesta e banorëve të fshatit Kutë kundër hidrocentralit në lumin Vjosa në Poçem rezultoi e suksesshme në gjykatën e shkallës së parë në vitin 2017. Ndërsa procesi gjyqësor vazhdon, fushata Solar in Kuta tregon se energjia hidroelektrike nuk është e nevojshme dhe se Kuta mund të gjenerojë energjinë e saj përmes alternativave më të gjelbra. MSc. Besjana Guri
Demokracia Energjetike Publikuar: 16 July 2025 Demokracia energjetike përfaqëson një koncept politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor që synon të lidhë tranzicionin teknologjik të energjisë me forcimin e proceseve demokratike dhe pjesëmarrjen publike. Zbatimi i saj praktik realizohet kryesisht përmes komuniteteve të energjisë së rinovueshme. Për më shumë informacion mbi konceptet dhe praktikat e demokracisë energjetike, ju ftojmë të lexoni këtë dosje.