Demokracia energjetike
Në ditët e sotme, energjia, është pjesë e domosdoshme e përditshmërisë sonë. Ajo përdoret për ndriçim, ngrohje, ftohje, shërbime dhe industri, pra për gjithçka, aq sa pothuaj jemi të varur për të kryer punët e përditshme në shtëpi apo në zyrë. Kjo varësi na bën më të ndërgjegjshëm për rolin që energjia luan jo vetëm për mirëqenien e njeriut, por edhe për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Të flasësh për energjinë, në ditët e sotme, nuk është më një çështje abstrakte apo një fushë teknike që pakkush e kupton, kjo sepse ajo na prek të gjithëve.
Koncepte kryesore
Konteksti Shqiptar
Konteksti Evropian
Koncepti i demokracisë energjetike është një koncept politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor që bën tok tranzicionin teknologjik të energjisë, forcimin e demokracisë dhe forcimin e pjesëmarrjes publike.
Tranzicioni energjetik
Komunitetet e energjisë së rinovueshme
Një komunitet energjetik është një kolektiv i përbërë nga qytetarë, biznese të vogla dhe autoritetet vendore, që kanë bashkuar forcat me qëllimin për të prodhuar, menaxhuar dhe konsumuar energjinë për nevojat e kolektivit.