Ekologjia

Albanian Tulip Leaflet Cover AL

Tulipani Shqiptar

Fletëpalosje
Shqipëria është një nga vendet e Evropës që dallohet për endemizma. Bimët endemike kanë rëndësi shumë të madhe, duke filluar nga qëllimet shkencore, mjekësore, e deri te kultivimi I tyre si bimë zbukuruese. Lexo më shumë.
Biodiversity Leaflet Cover AL

Çfarë është biodiversiteti?

Fletëpalosje
Biodiversiteti përfshin të gjithë shumëllojshmërinë e organizmave të gjallë në të gjitha format që natyra ka krijuar, si llojet detare, të ujërave të ëmbla, lloje tokësorë, etj. Ai përfshin nga mikroorganizmat më të vegjël, si bakteret, deri te balenat gjigande që njihen si llojet më të mëdha që jetojnë në planetin tonë, e që gjithashtu vizitojnë Shqipërinë. Por përtej kësaj pasurie të jashtëzakonshme, biodiversiteti ka rëndësi thelbësore për jetën tonë të përditshme. Lexo më shumë.
Birds of Wetlands Leaflet Cover AL

Shpendët e lagunave bregdetare

Fletëpalosje
Lagunat bregdetare sigurojnë një habitat të përshtatshëm ku shpendët e ujit mund të folezojnë, ushqehen e të pushojnë. Por, presioni i projekteve zhvillimore ka bërë që lagunat bregdetare të vendosen në rrezik. Lexo më shumë.
Balkan Lynx Leaflet Cover AL

Rrëqebulli i Ballkanit

Fletëpalosje
Me më pak se 10 individë të mbetur në Shqipëri, rrëqebulli i Ballkanit është një nga llojet më të rrezikuara në botë. Ky grabitqar i heshtur, që qëndron në majë të zinxhirit ushqimor, nuk ka armiq natyrorë, por rrezikon të zhduket për shkak të aktivitetit njerëzor. Lexo më shumë.
Flight for Survival Leaflet Cover

Fluturimi për mbijetesë

Fletëpalosje
Në Shqipëri janë identifikuar të paktën 9 lloje shpendësh shtegtarë, përfshirë kalin e qyqes dhe lejlekun e bardhë. Megjithatë, çdo vit, rreth 206,000 deri në 325,000 shpendë vriten ose kapen ilegalisht, duke e renditur Shqipërinë ndër 10 vendet më të rrezikshme në Mesdhe për shpendët shtegtarë. Lexo më shumë.
Marine Life Leaflet Cover AL

Bota nënujore

Fletëpalosje
Dy detet e Shqipërisë, Adriatik dhe Jon, janë shumë të rëndësishëm për gjallesat që jetojnë në detin e Mesdheut. Aty gjenden një shumëllojshmëri llojesh detare, duke filluar që nga llojet e rralla si foka e Mesdheut, breshka e detit e shumë te tjera, të cilat janë thelbësore për ekosistemin dhe zinxhirin ushqimor. E megjithatë gjitha këto lloje përballen me një mori rreziqesh. Lexo më shumë mbi to.
Bear Leaflet Cover AL

Ariu i murrmë

Fletëpalosje
Në zonat me biodiversitet të lartë në Shqipëri, komunitetet lokale e shohin praninë e arinjve si një ogur të mirë për zhvillimin e turizmit natyror. Për adhuruesit e jetës së egër, ariu i murrmë është tregues i një ekosistemi të shëndetshëm dhe të vlefshëm për t’u eksploruar. Po cilat janë disa nga veçantitë e këtij gjitari trupmadh? Lexo më shumë.