Heinrich Böll Stiftung
Fondacioni Heinrich Böll Stiftung mban lidhje të ngushta me Partinë Gjermane të Gjelbër (Aleanca 90/Të Gjelbërit) dhe si një institut për vizionet dhe projektet e gjelbra, ne jemi pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që përfshin projekte partnere në rreth 60 vende.
Inkurajimi i Heinrich Böll-it për ndërhyrjen e shoqërisë civile në politikë është një model për punën e fondacionit. Detyra e tij parësore është edukimi politik në Gjermani dhe jashtë saj për të promovuar vullnetin demokratik, përkushtimin socio-politik dhe mirëkuptimin ndërkombëtar. Ai udhëhiqet nga vlerat bazë politike të ekologjisë, demokracisë, solidaritetit dhe jodhunës. Fondacioni është veçanërisht i interesuar për realizimin e një shoqërie demokratike si dhe demokracisë gjinore.
Përveç kësaj, fondacioni promovon artin dhe kulturën si një element të punës së tij edukative politike dhe si një shprehje e vetëkuptimit shoqëror. Nxitja e demokracisë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndërmarrja e veprimeve për të parandaluar shkatërrimin e ekosistemit global, avancimi i barazisë midis grave dhe burrave, sigurimi i paqes përmes parandalimit të konflikteve në zonat e krizës dhe mbrojtja e lirisë së individëve kundër pushtetit të tepruar shtetëror dhe ekonomik - këto janë objektivat që drejtojnë idetë dhe veprimet e Fondacionit Heinrich Böll Stiftung.
Ne jemi një Think Tank i Gjelbër
- Ne promovojmë reforma demokratike dhe inovacione sociale.
- Ne punojmë në politikat ekologjike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel global.
- Ne ofrojmë hapësirë për prezantim dhe debat mbi artin dhe kulturën.
- Ne transferojmë njohuritë dhe aftësitë nga ekspertët tek aktorët politikë.
- Ne ofrojmë një forum për debat të hapur dhe promovojmë dialogun midis politikës, biznesit, akademisë dhe shoqërisë.
- Ne mbështesim studentë të talentuar aktivë për çështje socio-politike si në Gjermani ashtu edhe jashtë saj.
- Ne dokumentojmë historinë e lëvizjes së Gjelbër për të promovuar kërkimin dhe për të ofruar frymëzim politik.
Ne Jemi një Rrjet Ndërkombëtar i Politikave
- Ne jemi pjesë e rrjetit global të Gjelbër dhe promovojmë zhvillimin e lëvizjes politike të Gjelbërve në të gjitha kontinentet.
- Ne fokusohemi veçanërisht në zgjerimin dhe thellimin e lëvizjes së Gjelbër Evropiane.
- Ne punojmë në mënyrë aktive për zhvillimin e një publiku politik evropian.
- Ne mbështesim pjesëmarrjen e shoqërisë civile në politikë dhe, në kuadrin e organizatave shumëpalëshe, marrim pjesë në konferenca dhe negociata.
Ne jemi aktivë në Ekologji, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në mbarë botën
- Ne e konsiderojmë ekologjinë dhe demokracinë si të pandashme. Prandaj ne mbështesim individët dhe projektet që janë të përkushtuar ndaj ekologjisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe vetëvendosjes.
- Ne mbështesim respektimin për shtetin e së drejtës dhe pjesëmarrjen demokratike në të gjitha pjesët e botës.
- Ne promovojmë heqjen e kushteve të dominimit, varësisë dhe dhunës ndërmjet gjinive.
- Ne e konsiderojmë diversitetin etnik dhe kulturor si një pjesë thelbësore të kulturës demokratike.
- Ne inkurajojmë aktivizmin qytetar dhe atë të shoqërisë civile.
- Ne trajnojmë aktivistët në mënyrë që ata të mund të vetëorganizohen me sukses dhe të marrin pjesë në proceset politike.
Adresa:
Shoqata Heinrich Böll Stiftung
New Destil Creative Hub, Kati 3
Bulevardi Zogu I, Tiranë
E-Mail: info@al.boell.org
https://al.boell.org