Publikimet

Kopertina e pamfletit "Ku të kërkoj ndihmë"

Ku të kërkoj ndihmë

Zinë
Ky pamflet paraqet udhëzime mbi bazën ligjore për ndihmën sociale dhe mbështetjen institucionale për grate në nevojë në Shqipëri. Ai është përgatitur nga Kolektivi Feminist në kuadër të një fushate të dedikuar për të siguruar që gratë dhe vajzat të kenë qasje në informacion të qartë, praktik dhe të aksesueshëm mbi të drejtat dhe shërbimet e tyre. 
Kopertina e pamfletit "Si të abortoj"

Si të abortoj

Zinë
Ky pamflet paraqet udhëzime thelbësore ligjore dhe mjekësore mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor riprodhues. Ai është përgatitur nga Kolektivi Feminist në kuadër të një fushate të dedikuar për të siguruar që gratë dhe vajzat të kenë qasje në informacion të qartë, praktik dhe të aksesueshëm mbi të drejtat dhe shërbimet e tyre.
Koopertina e librit "Udhëtimi i pikës së shiut"

Udhëtimi i pikës së shiut

Libër
Udhëtimi i pikës së shiut është një histori për fëmijë që flet mbi miqësinë e vërtetë. Libri përmban ilustrime nga artistja Matilda Odobashi, e cila beson se loja është një mjet i rëndësishëm edukues për fëmijët.
Visual for 2025 Calendar

Kalendari i vitit 2025

Kalendar
Kalendari për vitin 2025 është punuar me dorë dhe i printuar me teknologjinë RISO. Teknologjia RISO bazohet në një proces ekologjik, që përdor bojë me përbërje soje dhe shfrytëzon pak energji. Çdo printim mund të ndryshojë lehtësisht, çka e bën secilën kopje të veçantë. Mund të vini re edhe papërsosmëri, të cilat, sipas nesh, i shtojnë hijeshi botimit. 
Visual for "Albania is Biodiversity" Official Catalogue

Shqipëria është Biodiversitet

Libër
“Shqipëria është Biodiversitet” është një libër dygjuhësh (shqip–anglisht) me ilustrime që prezanton 38 nga llojet më të rrezikuara dhe më të veçanta të Shqipërisë. Ky botim vë në pah rolin e vendit si një nga pikat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së tij të pasur natyrore.
Kopertina e botimit "Antropologjia dhe të përbashkëtat"

Antropologjia dhe të përbashkëtat

Zinë
Ky botim vjen si vijim i tre diskutimeve të hapura të mbajtura në dhjetor 2023, në kuadër të platformës Green Sofa. Këto ese ofrojnë shembuj etnografikë dhe qasje teorike mbi dimensionet shoqërore, kulturore, ekonomike, politike, ligjore dhe ekologjike, të cilat artikulojnë konceptin e të përbashkëtave në antropologji.
Kopertina e librit "Përfaqësoj tokën ku qëndroj"

Përfaqësoj tokën ku qëndroj

Libër
Të ushqyerit, na kujton Berry, është një akt bujqësor dhe politik. Është një lidhje e drejtpërdrejtë me tokën, një marrëdhënie që shumica prej nesh nuk e kuptojnë më. Kjo amnezi kulturore na kthen në konsumatorë idealë për industrinë: të shkëputur nga rrënjët, të pavetëdijshëm dhe të përhumbur pas rehatisë së produkteve të parapërgatitura, të paketuara, të shpërndara dhe të reklamuara.
Kopertina e librit "Bota jonë e dikurshme"

Bota jonë e dikurshme

Libër
Gjatë 75 viteve të fundit, teksa njerëzit e kanë çuar planetin e gjallë në prag të shkatërrimit, mendimtarë vizionarë nga e gjithë bota, janë ngritur në mbrojtje të tij. Jehona e fjalëve të tyre vjen e fuqishme edhe në ditët tona dhe vepra e tyre është shndërruar në klasikët që përcaktojnë lëvizjen mjedisore të sotme. 
Albanian Tulip Leaflet Cover AL

Tulipani Shqiptar

Fletëpalosje
Shqipëria është një nga vendet e Evropës që dallohet për endemizma. Bimët endemike kanë rëndësi shumë të madhe, duke filluar nga qëllimet shkencore, mjekësore, e deri te kultivimi i tyre si bimë zbukuruese. Lexo më shumë.
Biodiversity Leaflet Cover AL

Çfarë është biodiversiteti?

Fletëpalosje
Biodiversiteti përfshin të gjithë shumëllojshmërinë e organizmave të gjallë në të gjitha format që natyra ka krijuar, si llojet detare, të ujërave të ëmbla, lloje tokësorë, etj. Ai përfshin nga mikroorganizmat më të vegjël, si bakteret, deri te balenat gjigande që njihen si llojet më të mëdha që jetojnë në planetin tonë, e që gjithashtu vizitojnë Shqipërinë. Por përtej kësaj pasurie të jashtëzakonshme, biodiversiteti ka rëndësi thelbësore për jetën tonë të përditshme. Lexo më shumë.