Visual for 2025 Calendar
Kalendar

Kalendari i vitit 2025

I printuar me RISO

Kalendari i vitit 2025 u punua me dorë dhe u printua me printer RISO. RISO mbështetet në një proces ekologjik duke përdorur bojë prej soje dhe duke konsumuar më pak energji. Çdo printim mund të ndryshojë lehtësisht nga njëri-tjetri, duke e bërë secilën kopje të veçantë. Mund të vihen re edhe papërsosmëri, të cilat, sipas nesh, i shtojnë shumë hijeshi botimit.

Ilustrimet nga: një domate
Printuar në RISO: Olsi Hoxha 
Numri i kopjeve: 500 

një domate  është një artiste feministe nga Tirana. Ajo njihet për krijimet e saj spontane dhe lozonjare. Duke punuar me pastelë vaji dhe teknika të përziera, ajo krijon punë që përqafojnë papërsosmërinë, sfidojnë standardet konvencionale të bukurisë dhe frymëzojnë shprehjen e lirë e të pafiltruar të vetvetes.

Product details
Data e botimit
dhjetor 2024
Botuesi
Fondacioni Heinrich Böll, Zyra Tiranë
Gjuha e botimit
14
Gjuha e botimit
English
Tags