Matilda Odobashi

Matilda Odobashi është një artiste vizuale nga Tirana. Prej vitesh ajo punon si profesioniste e lirë në fushën e skicimit. Po ashtu, ka themeluar një hapësirë të pavarur për artin në qytet, quajtur "Minus Art Space". Krahas praktikës artistike, ajo është e angazhuar në promovimin e lojërave për fëmijë, si mjet edukimi. Është mamaja e dy vajzave binjake, të cilat janë shpesh dhe frymëzimi i punës së saj.