Feminizem

Articles




Publications


Kopertina e pamfletit "Ku të kërkoj ndihmë"

Ku të kërkoj ndihmë

Publikuar: 13 February 2026
Zinë
Ky pamflet paraqet udhëzime mbi bazën ligjore për ndihmën sociale dhe mbështetjen institucionale për grate në nevojë në Shqipëri. Ai është përgatitur nga Kolektivi Feminist në kuadër të një fushate të dedikuar për të siguruar që gratë dhe vajzat të kenë qasje në informacion të qartë, praktik dhe të aksesueshëm mbi të drejtat dhe shërbimet e tyre. 
Kopertina e pamfletit "Si të abortoj"

Si të abortoj

Publikuar: 13 February 2026
Zinë
Ky pamflet paraqet udhëzime thelbësore ligjore dhe mjekësore mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor riprodhues. Ai është përgatitur nga Kolektivi Feminist në kuadër të një fushate të dedikuar për të siguruar që gratë dhe vajzat të kenë qasje në informacion të qartë, praktik dhe të aksesueshëm mbi të drejtat dhe shërbimet e tyre.
Visual for 2025 Calendar

Kalendari i vitit 2025

Publikuar: 15 January 2026
Kalendar
Kalendari për vitin 2025 është punuar me dorë dhe i printuar me teknologjinë RISO. Teknologjia RISO bazohet në një proces ekologjik, që përdor bojë me përbërje soje dhe shfrytëzon pak energji. Çdo printim mund të ndryshojë lehtësisht, çka e bën secilën kopje të veçantë. Mund të vini re edhe papërsosmëri, të cilat, sipas nesh, i shtojnë hijeshi botimit. 
Visual for "Orët e Malit" zine

Orët e Malit

Publikuar: 10 March 2025
Zinë
Orët e Malit është një zine me punime artistike, e cila erdhi si rezultat i një punëtorie dy javore me një grup artistësh dhe ilustruesish të rinj. Frymëzuar nga mitologjia shqiptare dhe figurat mistike të orëve të malit, ky botim sjell një ndërthurje mes teknikave të printimit me risografi dhe një procesi krijues të frymëzuar nga natyra dhe marrëdhënia e njeriut me të.