Shkolla ndërkombëtare në antropologji sociale dhe kulturore
Edicioni i rradhës mbahet në Lukovë
më 25 tetor - 1 nëntor
E vendosur përbri detit Jon, pjesë e Rivierës Shqiptare, Lukova është një fshat që njihet për ullishtat shekullore, shpatet brezare dhe gjurmët e ardhjeve, largimeve dhe transformimeve.
Përgjatë periudhës komuniste, në Lukovë u vendosën banorë nga zona të tjera të vendit, si pjesë e politikave shtetërore për të zgjeruar ullishtat dhe për të rritur prodhimin bujqësor. Pas rënies së regjimit, ajo pësoi një tjetër valë ndryshimesh, kësaj here nga largimi masiv i banorëve.
Një shkollë stinore në Lukovë
Për të studiuar dhe dokumentuar ndryshimet që po zhvillohen në Lukovë, zyra e hbs-së në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Antropologjisë Sociale e Kulturore (QSASK), organizon çdo vit një shkollë stinore kushtuar studimit antropologjik të dinamikave sociale, ekonomike, ekologjike dhe kulturore të rajonit.