I vendosur në shpatet e thepisura që bien pingul mbi det, Lukova çahet mes përmes nga një rrugë që ndjek vijat e relievit: me një kthesë drejt bregdetit dhe më pas një tjetër që depërton në thellësi të shpatit. Më shumë se një rrugë që përshkon përmes peizazhin, ajo i jep forcë një zëri që duket sikur thotë: “Unë e njoh këtë tokë, historinë që mban mbi supe, si dhe zakonet e traditat që e kanë trajtësuar ndër vite”.

Olives at the mill
Ullinjtë në mulli

Në anën e poshtme të rrugës, shfaqen 22 000 pemë ulliri shekullore të shpërndara aty-këtu. Në anën e sipërme, krejt e kundërta, 60 000 pemë ulliri ndjekin pjerrësinë e kodrave, të vendosura herë në rreshta e herë në vargje. Herë-herë duket sikur vizatojnë peizazhin sipas legjendave të hartave morfologjike- me pika, vija dhe hapësira - duke mishëruar rendin institucional të politikave bujqësore të regjimit socialist.

Harvesting the olives
Vjelja e ullinjve – fragment nga “Për ullinjtë, tokën dhe të ardhmen”

Nga toka te pemët e ullirit e nga pema te vaji i ullirit, nuk ka asgjë “natyrore”. Madje edhe vetë pema e ndryshon formën sipas mënyrës që janë kujdesur për të. Në secilën prej këtyre etapave, marrin formë estetika, stile, teknika dhe qëllime të ndryshme. Disa praktika ndjekin njëra-tjetrën, të tjera bashkëjetojnë; disa zëvendësojnë të mëparshmet, ndërsa të tjera u rezistojnë përpjekjeve për t'u zëvendësuar.

Climbing the hills of Lukova
Duke ngjitur kodrat e Lukovës – fragment nga “Për ullinjtë, tokën dhe të ardhmen”

Në një vend si Lukova ku interesat politika dhe biznesit janë në tension me peizazhin, ka edhe njerëz si M. që e dinë se në këtë terren grabitqar duhet të njohësh rregullat e lojës dhe të mësosh t'i përdorësh ato. Nga njëra anë, ai është i detyruar ta bëjë këtë gjë, por nga ana tjetër, zgjedh të bëhet pjesë e qarkullimit global të makinerive, ideve dhe “normave të paraqitura si universale”, duke u mbështetur në urtësinë dhe njohjen e vendit për të sfiduar vetë mënyrën se si prodhohet vaji i ullirit.

Harvesting the oil
Vjelja (e vajit) të ullirit

Qëndrimi i tij është një formë rezistence vendore që, në vend që ta ndajë tokën nga banorët e saj, synon t'i zgjerojë dhe t'i forcojë marrëdhëniet mes tyre. Është një rezistencë që, në një shkallë më të gjerë, hyn në garë me korporatat e mëdha dhe projektet shtetërore që do ta shndërronin Lukovën në një territor gati për konsum, ku banorët shndërrohen në elementë funksionalë të logjikës së fitimit, prej së cilës përfitojnë vetëm një grusht njerëzish.

The global flow of production
Nga prodhimi vendor në qarkullimin global

! Ky material është prodhuar në kuadër të Shkollës ndërkombëtare stinore në antropologji sociale dhe kulturore (ISSSCA) organizuar nga Shtëpia e Antropologjisë - Qendra e Studimeve të Antropologjisë Sociale e Kulturore (QSASK) dhe zyra në Tiranë e fondacionit Heinrich Böll.