Visual for RISO Lab, Topic version

Çfarë është printimi me RISO?

RISO është një makinë shtypi që punon me bojëra prej soje që dekompozohen në natyrë. Falë teknologjisë së saj të shtypit me shabllone, ajo konsumon pak energji, gjeneron pak mbetje dhe nuk ka nevojë për toner apo lëndë kimike. Çdo printim mund të ndryshojë lehtësisht nga njëri-tjetri, duke e bërë secilën kopje unike. Mund të vihen re edhe papërsosmëri, të cilat, sipas nesh, i shtojnë hijeshi botimit. RISO përdoret gjerësisht nga artistë, specialistë të grafikës dhe botues të pavarur për të shtypur zina (zine), fletëpalosje, afishe, dhe libra.

Një hapësirë e përbashkët për krijim

Përballë mundësive të kufizuara për botime të pavarura në Shqipëri, veçanërisht në gjuhën shqipe, RISO ofron një alternativë shtypi krijuese, të përballueshme dhe të qëndrueshme. Më shumë sesa një teknikë shtypi, RISO është një mjet bashkëpunimi dhe një mënyrë për ta bërë botimin më të hapur dhe më të prekshëm. Me këtë frymë krijuam “Laboratorin e Shtypit Feminist të Tiranës”, një hapësirë e përbashkët ku individë, grupe dhe kolektive mund të krijojnë, botojnë dhe ndajnë idetë e tyre përmes printimit.

Laboratori ynë i shtypit

Laboratori ynë është i pajisur me gjithçka që nevojitet për t'u dhënë jetë projekteve krijuese. Në qendër të tij ndodhet makina RISO MH9350, e shoqëruar nga pesë ngjyra printimi, një prerëse letre elektrike, një makineri palosëse, makineri për lidhje me tel dhe për lidhje me spirale. Me këto pajisje mund të realizohen zinë, afishe, libra dhe botime të tjera eksperimentale.

Publikime

Visual for 2025 Calendar

Kalendari i vitit 2025

Kalendar
Kalendari për vitin 2025 është punuar me dorë dhe i printuar me teknologjinë RISO. Teknologjia RISO bazohet në një proces ekologjik, që përdor bojë me përbërje soje dhe shfrytëzon pak energji. Çdo printim mund të ndryshojë lehtësisht, çka e bën secilën kopje të veçantë. Mund të vini re edhe papërsosmëri, të cilat, sipas nesh, i shtojnë hijeshi botimit. 
Visual for "Orët e Malit" zine

Orët e Malit

Zinë
Orët e Malit është një zine me punime artistike, e cila erdhi si rezultat i një punëtorie dy javore me një grup artistësh dhe ilustruesish të rinj. Frymëzuar nga mitologjia shqiptare dhe figurat mistike të orëve të malit, ky botim sjell një ndërthurje mes teknikave të printimit me risografi dhe një procesi krijues të frymëzuar nga natyra dhe marrëdhënia e njeriut me të.

What is RISO Printing?

RISO (short for Risograph) printing is a sustainable and energy-efficient printing process known for its bold colors, unique textures, and eco-friendly approach. Unlike traditional digital or offset printing, RISO uses soy-based, biodegradable inks and requires no heat during printing, significantly reducing energy consumption. Additionally, RISO machines work with stencil-based technology, which eliminates the need for toner, harsh chemicals, or excess waste during printing. These qualities make RISO especially popular among artists, designers, activists, and independent publishers, who use it to create low-cost and serialized publications such as zines, posters, art prints, and books. Because of this special printing process, each print may vary slightly, making each one-off and unique.

Publishing in Albania isn’t easy. There’s little support, few investment opportunities, and a small book market. As a result, access to books and independent publications, especially in Albanian language is limited. This is where RISO printing comes in: a low-cost, creative, and sustainable alternative that makes publishing more accessible to artists, writers, and activists. But RISO is more than just a printing method. It’s a tool for collaboration and democratic storytelling. In Albania, where social movements and alternative spaces are often fragmented and underfunded, having a shared creative space is essential. That’s why hbs Tirana established the Tirana Feminist Printing Lab—a workshop where progressive actors can experiment with self-publishing, and share ideas through print.

The Tirana Feminist Printing Lab is equipped with everything needed to bring creative projects to life. At its core is the RISO MH9350 machine along with:

  • five printing colours
  • an electric paper cutter
  • a folding machine
  • an eletronic stapler
  • an electric comb binding machine

With these tools, creators can produce zines, posters, books, and other experimental publications, choosing from a range of binding options.

*A special thanks to TuWas – Stiftung für Gemeinsinn & Stiftung Frauen und Europa for their trust and support in helping us set up our printing lab.