Autumn school illustration

Shkolla ndërkombëtare në antropologji sociale dhe kulturore

Edicioni i rradhës mbahet në Lukovë 
më 25 tetor - 1 nëntor

E vendosur përbri detit Jon, pjesë e Rivierës Shqiptare, Lukova është një fshat që njihet për ullishtat shekullore, shpatet brezare dhe gjurmët e ardhjeve, largimeve dhe transformimeve.

Përgjatë periudhës komuniste, në Lukovë u vendosën banorë nga zona të tjera të vendit, si pjesë e politikave shtetërore për të zgjeruar ullishtat dhe për të rritur prodhimin bujqësor. Pas rënies së regjimit, ajo pësoi një tjetër valë ndryshimesh, kësaj here nga largimi masiv i banorëve.

Një shkollë stinore në Lukovë

Për të studiuar dhe dokumentuar ndryshimet që po zhvillohen në Lukovë, zyra e hbs-së në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Antropologjisë Sociale e Kulturore (QSASK), organizon çdo vit një shkollë stinore kushtuar studimit antropologjik të dinamikave sociale, ekonomike, ekologjike dhe kulturore të rajonit.

Edicioni i parë i Shkollës u përqendrua te turistifikimi, të përbashkëtat dhe zonat e mbrojtura, duke trajtuar çështje të drejtësisë mjedisore dhe sociale. Edicioni i dytë eksploroi marrëdhënien mes kujtesës, trashëgimisë kulturore dhe përjetimit dhe përfytyrimit të peizazheve, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë ligjit dhe të drejtës si kuadro shoqërore dhe juridike që trajtësojnë jetën e komunitetit në Lukovë.

Artikuj të rinj