Publikimet

Visual for 2025 Calendar

Kalendari i vitit 2025

Kalendar
Kalendari për vitin 2025 është punuar me dorë dhe i printuar me teknologjinë RISO. Teknologjia RISO bazohet në një proces ekologjik, që përdor bojë me përbërje soje dhe shfrytëzon pak energji. Çdo printim mund të ndryshojë lehtësisht, çka e bën secilën kopje të veçantë. Mund të vini re edhe papërsosmëri, të cilat, sipas nesh, i shtojnë hijeshi botimit. 
Visual for "Albania is Biodiversity" Official Catalogue

Shqipëria është Biodiversitet

Libër
“Shqipëria është Biodiversitet” është një libër dygjuhësh (shqip–anglisht) me ilustrime që prezanton 38 nga llojet më të rrezikuara dhe më të veçanta të Shqipërisë. Ky botim vë në pah rolin e vendit si një nga pikat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së tij të pasur natyrore.
Kopertina e botimit "Antropologjia dhe të përbashkëtat"

Antropologjia dhe të përbashkëtat

Zinë
Ky botim vjen si vijim i tre diskutimeve të hapura të mbajtura në dhjetor 2023, në kuadër të platformës Green Sofa. Këto ese ofrojnë shembuj etnografikë dhe qasje teorike mbi dimensionet shoqërore, kulturore, ekonomike, politike, ligjore dhe ekologjike, të cilat artikulojnë konceptin e të përbashkëtave në antropologji.
Kopertina e librit "Përfaqësoj tokën ku qëndroj"

Përfaqësoj tokën ku qëndroj

Libër
Të ushqyerit, na kujton Berry, është një akt bujqësor dhe politik. Është një lidhje e drejtpërdrejtë me tokën, një marrëdhënie që shumica prej nesh nuk e kuptojnë më. Kjo amnezi kulturore na kthen në konsumatorë idealë për industrinë: të shkëputur nga rrënjët, të pavetëdijshëm dhe të përhumbur pas rehatisë së produkteve të parapërgatitura, të paketuara, të shpërndara dhe të reklamuara.
Kopertina e librit "Bota jonë e dikurshme"

Bota jonë e dikurshme

Libër
Gjatë 75 viteve të fundit, teksa njerëzit e kanë çuar planetin e gjallë në prag të shkatërrimit, mendimtarë vizionarë nga e gjithë bota, janë ngritur në mbrojtje të tij. Jehona e fjalëve të tyre vjen e fuqishme edhe në ditët tona dhe vepra e tyre është shndërruar në klasikët që përcaktojnë lëvizjen mjedisore të sotme. 
Albanian Tulip Leaflet Cover AL

Tulipani Shqiptar

Fletëpalosje
Shqipëria është një nga vendet e Evropës që dallohet për endemizma. Bimët endemike kanë rëndësi shumë të madhe, duke filluar nga qëllimet shkencore, mjekësore, e deri te kultivimi i tyre si bimë zbukuruese. Lexo më shumë.
Biodiversity Leaflet Cover AL

Çfarë është biodiversiteti?

Fletëpalosje
Biodiversiteti përfshin të gjithë shumëllojshmërinë e organizmave të gjallë në të gjitha format që natyra ka krijuar, si llojet detare, të ujërave të ëmbla, lloje tokësorë, etj. Ai përfshin nga mikroorganizmat më të vegjël, si bakteret, deri te balenat gjigande që njihen si llojet më të mëdha që jetojnë në planetin tonë, e që gjithashtu vizitojnë Shqipërinë. Por përtej kësaj pasurie të jashtëzakonshme, biodiversiteti ka rëndësi thelbësore për jetën tonë të përditshme. Lexo më shumë.
Birds of Wetlands Leaflet Cover AL

Shpendët e lagunave bregdetare

Fletëpalosje
Lagunat bregdetare sigurojnë një habitat të përshtatshëm ku shpendët e ujit mund të folezojnë, ushqehen e të pushojnë. Por, presioni i projekteve zhvillimore ka bërë që lagunat bregdetare të vendosen në rrezik. Lexo më shumë.
Balkan Lynx Leaflet Cover AL

Rrëqebulli i Ballkanit

Fletëpalosje
Me më pak se 10 individë të mbetur në Shqipëri, rrëqebulli i Ballkanit është një nga llojet më të rrezikuara në botë. Ky grabitqar i heshtur, që qëndron në majë të zinxhirit ushqimor, nuk ka armiq natyrorë, por rrezikon të zhduket për shkak të aktivitetit njerëzor. Lexo më shumë.
Flight for Survival Leaflet Cover

Fluturimi për mbijetesë

Fletëpalosje
Në Shqipëri janë identifikuar të paktën 9 lloje shpendësh shtegtarë, përfshirë kalin e qyqes dhe lejlekun e bardhë. Megjithatë, çdo vit, rreth 206,000 deri në 325,000 shpendë vriten ose kapen ilegalisht, duke e renditur Shqipërinë ndër 10 vendet më të rrezikshme në Mesdhe për shpendët shtegtarë. Lexo më shumë.