Marta Matyla, e lindur në Poloni, është një artiste mozaiku në kërkim të vazhdueshëm të shtigjeve të reja krijuese. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ajo ka jetuar mes Polonisë, Italisë dhe Kanadasë. Së fundmi, ka punuar në Montreal, ku është specializuar në mozaikë për dysheme dhe kompozime murale artistike, duke zhvilluar njëkohësisht pasionin e saj për bizhuteritë e zbukuruara me dekorime mozaiku.
Ajo punon duke ndërthurur teknika të shumta si ato greko-romake, bizantine dhe moderne, duke i mëshuar idesë se mozaiku si medium nuk ka kufij. Marta është diplomua në Shkollën e Mozaistëve të Friulit, në Itali, në vitin 2022. Dashuria e saj për artin, udhëtimet, traditat dhe lidhjen mes njerëzve është diçka që ajo e ndan nga afër me motrën e saj binjake, me të cilën vazhdon udhëtimin e saj artistik si pjesë e ekipit MatylasMosaic.
Projekti “Shqipëria është biodiversitet” trokiti në jetën e saj në momentin e duhur, pasi natyra ka rëndësi të thellë për të dhe ajo e sheh këtë projekt si një gjest të fuqishëm edukativ e kulturor që do të lërë një shenjë të qëndrueshme për brezat e ardhshëm në Shqipëri.