Anna Paola Franchesci
Mjeshtre mozaikësh & Drejtuese e ekipit realizues
Anna Paola Franchesci

Anna Paola Franchesci lindi dhe u rrit në Romë. Udhëtimi i saj artistik zë fill në Universitetin La Sapienza, ku ajo studioi për Histori Arti dhe njëkohësisht ndiqte një kurs skulpture. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, ajo zbuloi mjeshtërinë e mozaikut, gjë që shpejt u kthye në profesionin e saj të vërtetë. 

Pas katër vitesh stazh, në 1997, ajo hapi atelienë e saj dhe që atëherë dhe për gati 30 vjet i është përkushtuar krijimit të mozaikëve për ambiente të brendshme dhe të jashtme. Ka bashkëpunuar me arkitektë dhe projektues, si dhe ka punuar për restaurimin e mozaikëve të lashtë nën Autoritetin për Mbikëqyrjen Arkeologjike (autoriteti italian përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore).

Përvoja e saj gërsheton mjeshtërinë dhe kreativitetin, traditën dhe inovacionin. Ajo përkthen veprat e artistëve në mozaik dhe vazhdimisht kërkon një gjuhë pamore sa më personale. Gjatë karrierës së saj, ka marrë pjesë në ekspozita të shumta ndërkombëtare, simpoziume dhe projekte të mëdha artistike publike në Kili, Rusi, Palestinë, Indi dhe Itali. Ajo është mjeshtrja që po mbikëqyr realizimin e punës për mozaikun “Shqipëria është Biodiversitet”.