Jutta Benzenberg: Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet
Kjo ekspozitë na grish për të bërë diçka jo të lehtë. Na fton të rikthehemi në vitet '90, për t’i parë me sy kritik dhe për t’u përballur me atë që shkoi e me atë që mbeti, pa u tërhequr mënjanë.
Ekspozita “Jutta Benzenberg: Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet” risjell në vëmendje përditshmërinë dhe dritëhijet e jetës në Shqipëri gjatë viteve ’90. Një seri fotografish sa personale për fotografen, aq edhe përfaqësuese të historive të ngjashme në mbarë vendin. Krahas ekspozitës, u zhvillua edhe një program edukimi politik, i cili krijoi një hapësirë publike të hapur për biseda, reflektime dhe shkëmbimin e këndvështrimeve të reja për këtë dekadë të vrullshme në historinë e Shqipërisë.
Rreth ekspozitës
Vitet 1990 shënuan një nga kthesat më dramatike të historisë së Shqipërisë, një dekadë gjatë së cilës rendi autoritar gati gjysmëshekullor, që me kohën ishte shndërruar në një realitet mbytës e shterpë, i la vendin premtimeve njëherësh marramendëse dhe çorientuese për liri.Pikërisht në këtë periudhë ndryshimesh të vrullshme, fotografja gjermane Jutta Benzenberg nisi punën e saj në Shqipëri. Për më shumë se një dekadë, ajo ndoqi nga afër çdo zhvillim, duke mbledhur dëshmi dhe duke ndërtuar një arkiv sa personal aq edhe historik, i cili nuk u përqendrua te shkëlqimi i së dukshmes, por te përvojat më të thella dhe detajet e vogla e të padukshme.
Në vitin 2006, një zjarr shkrumboi shtëpinë e saj dhe shkatërroi negativët që ajo kishte mbledhur gjatë viteve ’90. Pak prej tyre mbijetuan, shumë të nxira nga tymi, të njollosura nga uji ose pjesërisht të djegura.
Historia mund të kishte përfunduar aty. Por në vitin 2023, me forca të ripërtërira, Jutta nisi të rishqyrtonte negativët e djegur. Në zemër të këtij procesi ishte Olsi Hoxha, i cili me shumë përkushtim dhe kujdes, kuroi dhe organizoi materialet e shpëtuara. Procesi i skanimit, radhitjes dhe kolazhit së copëzave të djegura krijoi diçka të re: imazhe që shkojnë përtej kufijve të fotografisë dhe artit, historisë dhe kujtesës, dëshmisë dhe ëndrrës.
Broshura e ekspozitës
Artistja
Pavijoni i përkoshëm
Çfarë është një pavijon i përkohshëm?
The Temporary Pavilion is a principled space for cultural, social, and political educational exchange. Mobile, reusable, and adaptable, it can host events in different contexts, creating opportunities for community connection, shared learning, and dialogue. The Pavilion consists of two complementary parts: the hbs Space, a social area designed to bring communities together, and the hbs Gallery, which hosts exhibitions and political education initiatives.
Ekipi i punës për realizimin e pavijonit
Mirënjohje
Konceptoi dhe porositi: hbs Tirana
Projektimi arkitekturor dhe zbatimi: Jora Kasapi
Skenografia e ekspozitës: Jora Kasapi, Olsi Hoxha, Andon Ikonomi
Inxhinieria e skelave dhe mbështetja teknike: FIX Scaffolding (Turqi)
Dyshemeja me materiale të ricikluara: RedCloud (Shqipëri)
Falënderime të veçanta për stafin e Pavijonit të Përkohshëm, si dhe Ronaldo Hushin, Avni Projkun, Kevin Dishanin, Flavio Ferhatin, Indrit Dejraj, Qemal Kodra, Bledar Ruda dhe Sergi Mela.