Jora Kasapi është arkitekte dhe projektuese, e diplomuar për arkitekturë dhe qëndrueshmëri në Fakultetin e Arkitekturës Sint-Lucas, Universiteti Katolik i Leuvenit, Belgjikë. Puna e saj ndërthur arkitekturën, projektimin e brendshëm, restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesave. Me rëndësi të veçantë për të është qëndrueshmëria si element kyç i projektimit dhe i materialeve të përdorura. Ajo ka fituar përvojë në fushën e ruajtjes dhe rivitalizimit të monumenteve të kategorisë së parë, në ndërhyrje të vogla apo të gjera të hapësirave të brendshme, si dhe në kërkime ndërdisiplinore në fushën e arkitekturës bashkëkohore. Ajo është e përkushtuar drejtpërdrejt me të gjitha fazat e procesit: duke nisur nga zhvillimi i konceptit dhe detajet teknike, deri te mbikëqyrja e projektit në kantier dhe koordinimi ndërdisiplinor.