Kalendari i vitit 2025
Kalendari për vitin 2025 është punuar me dorë dhe i printuar me teknologjinë RISO. Teknologjia RISO bazohet në një proces ekologjik, që përdor bojë me përbërje soje dhe shfrytëzon pak energji. Çdo printim mund të ndryshojë lehtësisht, çka e bën secilën kopje të veçantë. Mund të vini re edhe papërsosmëri, të cilat, sipas nesh, i shtojnë hijeshi botimit.
Ilustrimet nga: një domate
Printuar në RISO: Olsi Hoxha
Numri i kopjeve: 500
një domate është një artiste feministe nga Tirana. Ajo njihet për krijimet e saj spontane dhe lozonjare. Duke punuar me pastelë vaji dhe teknika të përziera, ajo krijon punë që përqafojnë papërsosmërinë, sfidojnë standardet konvencionale të bukurisë dhe frymëzojnë shprehje të lirë e të pafiltruar të vetvetes.