Shpaketo!
Plastika gjendet kudo, nga thellësia e oqeanit, deri te mali më i lartë i planetit. E prekim çdo ditë, e hamë, e veshim dhe me të lyejmë fytyrën. Më shumë se 10 miliardë tonë plastikë janë prodhuar që nga viti 1950. Kjo sasi peshon më shumë se të gjitha gjithë kafshët e gjalla dhe njerëzit së bashku, në planet ! Dhe vetëm një pjesë e vogël e saj riciklohet. Një pjesë e madhe e saj digjet, përfundon në landfill ose në mjedis dhe, në fund fare, në pjatat tona. Përgjatë ciklit të saj jetësor, plastika jo vetëm që helmon tokën, ajrin dhe ujin, por kërcënon edhe shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.
Por çfarë është plastika në të vërtetë? Nga se përbëhet dhe kush përfiton nga prodhimi i saj përherë në rritje? Pse riciklimi nuk është zgjidhje? Çfarë lidhje ka plastika me ne dhe pse prekemi prej saj në mënyra të ndryshme? Dhe mbi të gjitha, çfarë mund të bëjmë kundër përmbytjes së plastikës? Libri shtron 70 pyetje në lidhje me të gjitha aspektet e plastikës dhe iu përgjigjet atyre përmes info-grafikëve, të plotësuara me gjashtë histori të vërteta dhe një fjalor gjithëpërfshirës me terma teknikë.
Fondacioni Heinrich Böll dhe Gesine Grotrian, skicografja që ka fituar çmime për hartimin e librave, kanë krijuar këtë libër rreth plastikës për të rinjtë e moshës 12 vjeç e lart. Ai është hartuar duke punuar ngushtë me më shumë se 40 të rinj nga e gjithë bota, të cilët janë përfshirë në çdo fazë të shkrimit të librit.
Për të mësuar më shumë shiko në boell.de/unpacked.
Ky artikull u publikua për herë të parë në: www.boell.de
Product details
Table of contents
Si përdoret ky libër?
Nuk mund ta injorojmë plastikën! Parathënie
Disa pyetjeve dhe përgjigje
Përmbajtja
- Ku gjendet plastika?
- Nga se përbëhet plastika?
- Si vjen plastika tek ne?
- Sa plastikë ka rreth meje?
- Sa plastikë kanë veshmbathjet?
- Çfarë iu shkakton plastika gjallesave detare?
- A ngordhin kafshët e tokës prej plastikës?
- Si kemi jetuar në të kaluarën?
- Sa plastikë është prodhuar gjithsej?
- Çfarë është plastika?
- Cilat janë llojet kryesore të plastikës?
- Si dallohen polimeret nga njëri-tjetri?
- Çfarë janë aditivët?
- Pse plastika është kaq e rrezikshme?
- Ku fshihet plastika në produktet kozmetike?
- A të sëmur plastika?
- Si të kuptoj çfarë përbërësish ka plastika?
- Çfarë ndodh kur pi plastikë?
- Si ndikon plastika te higjiena?
- Menstruacionet pa plastikë, apo kjo është një tabu?
- Për çfarë përdoret plastika?
- Sa herë e mbështjellim tonën me ambalazhe?
- Si prodhohen shishet PET?
- Sa është sasia e plastikës së prodhuar në botë?
- Çfarë e lidh mirëqenien me mbetjet plastike?
- Si ndikon plastika te shëndeti i njeriut?
- A mund të fitohet buka e gojës nga kazani i plehrave?
- Sa plastikë përfundon në kosh?
- Çfarë mbetet pas djegies në incenerator?
- Ku përfundojnë mbetjet gjermane?
- Kush i eksporton mbetjet në Malajzi?
- Si funksionojnë qytetet me zero mbetje?
- Si funksionon riciklimi i plastikës PET?
- Çfarë e ndalon riciklimin?
- Pse riciklimi i plastikës nuk është zgjidhja?
- Pse ripërdorimi është më i mirë?
- Sa plastikë mund të mos përdoret gjatë një festivali?
- Si duhet të jetë përbërja e produkteve?
- Kush e shpiku plastikën?
- Për sa kohë plastika ka qenë mes nesh?
- Për sa kohë është përdorur plastika?
- Sa plastikë ka në oqeane?
- Ku gjendet koshi i mbeturinave në oqean?
- Nga vijnë mbeturinat në oqean?
- Pse plastika është kërcënim për shpendët detarë?
- Si mund të fluturojnë shpendët me plastikë në stomak?
- Mund të nxjirret plastika nga oqeani?
- Si përfundon plastika në oqean?
- Çfarë është mikroplastika dhe si formohet?
- Nga vjen plastika që gjejmë në dhe?
- Si futet plastika në shtresat e tokës?
- Sa plastikë hamë?
- A ekziston plastika e biodegradueshme?
- Po plastika me origjinë bimore?
- Si gënjejnë etiketat?
Kush është përgjegjës për mbetjet plastike? - Si të bëj një kontroll të markës?
Kush përfiton nga plastika?
Çfarë është thyerja hidraulike?
Çfarë i shkakton plastika klimës? - Si ta ndalojmë përmbytjen nga plastika?
- Çfarë po bëjnë qeveritë për plastikën?
Pse na duhet një traktat i plastikës? - Si mund të bëhem politikisht aktiv?
- Si dhe ku mund t’i blej produktet pa ambalazhe?
- Çfarë duhet të bëj ndryshe?
- Si funksionon ripërdorimi si sistem?
- Si mund të jetohet me një fabrikë plastike?
- Kush po lufton kundër ndotjes nga plastika?
- A mund të jetë shkolla, kampuset pa plastikë? A është e mundur?
Shpjegim i temave? Fjalorth
Ku i gjetëm faktet? Burimet
Kush e shkroi këtë libër? Autorët