Albania is Biodiversity mosaic by Kleidi Eski

Mozaiku "Shqipëria është Biodiversitet" nga Kleidi Eski

Mozaicistë: Anna Paola Franceschi (Drejtuese), Malgorzata Matyla, Marta Matyla, Umberto Pepe

Kur u zhvillua për herë të parë në tetor 2023, fushata synonte të sillte biodiversitetin në qendër të vëmendjes publike. E konceptuar si një fushatë e shtrirë në kohë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për edukimin për biodiversitetin, nisma ishte fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes zyrës në Tiranë të Fondacionit Heinrich Böll Stiftung dhe Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Kjo nismë synonte të theksonte idenë se mbrojtja e biodiversitetit nuk është thjesht një çështje mjedisore, por është një përgjegjësi e përbashkët shoqërore e politike.

Në zemër të kësaj etape të parë qëndronte një mozaik i skicuar nga artisti shqiptar Kleidi Eski dhe i realizuar në formën e një banderole me sipërfaqe të madhe prej tekstili, me përmasa afro 30 m x 15 m. I vendosur për krah Muzeut Historik Kombëtar, vepra dukej sikur hynte në bashkëbisedim të heshtur me një nga monumentet më domethënëse të vendit: mozaikun simbol të epokës socialiste “Shqiptarët”. Mesazhi që ky monument mbart vjen sërish, por kësaj here me 38 lloje shqiptare në rrezik zhdukjeje.

Krijimi i mozaikut

Në vjeshtën e vitit 2026, ky imazh u shndërrua në një mozaik të përhershëm, duke shënuar një ndryshim vendimtar nga një ndërhyrje e përkohshme artistike në një pikë referimi të përhershme. Për më shumë rreth ekipit të punës për realizimin e mozaikut dhe procesit të prodhimit, lexoni më poshtë.

Publikime

Video

Albania is Biodiversity Opening Ceremony - Heinrich Böll Foundation Tirana

video-thumbnail Watch on YouTube
Drejt listës së videove

Ekipi i fushatës

PPNEA
Mikaela Mahilaj
Klaudja Koçi
Lorena Pyze Xhafaj
Laorena Kasemi
Dr. Aleksandër Trajçe, Drejtor
 

Mozaiku “Shqipëria është Biodiversitet“
Konceptimi, skicimi dhe drejtimi artistik i mozaikut: Kleidi Eski
Mozaicistë: Anna Paola Franceschi (Drejtuese), Malgorzata Matyla, Marta Matyla, Umberto Pepe
Konsulenca shkencore: PPNEA
Porositur nga Fondacioni Heinrich Böll, Zyra në Tiranë | Me mbështetjen e Heidehof Stiftung
 

hbs Tirana
Tea Zeqaj
Edona Bylykbashi
Linda Kelmendi
Sofika Rapi
Dr. M. Gökhan Tuncer, Drejtor

Ekipi krijues 
Dizajn dhe ilustrimet shoqëruese: Jolin Matraku
Ilustrimet e llojeve: Kadir Özmen
Videografi: Lorin Terezi
Krijuese e përmbajtjes për rrjete sociale: Angela Bajrami

Stafi i pavijonit të përkohshëm
Leonora Ukaj
Alban Bazaj
Anxhelo Bazaj
Athina Vathi
Danja Avdullai
Hygerta Rrapushi
Kejsi Gega
Sergi Melaj
 

Pavijoni i përkohshëm: 
Projektimi arkitekturor dhe zbatimi: Jora Kasapi, fraksion.katër
Zbatimi arkitekturor: fraksion.katër
Skeleria: FIX Scaffolding (Turqi)
 

Reflektime

Pas pikënisjes në vitin 2023, fushata ka evoluar në forma të ndryshme, që nga programe edukative në shkolla dhe fushata digjitale, deri te një kuiz virtual mbi biodiversitetin i publikuar në aplikacionin Vodafone, platforma më e përdorur në vend.

202310,000+ vizitorë në 3 javët e para të fushatës në Sheshin Skënderbej
2023 e në vijim50+ aktivitete të mbajtura në terren ose në natyrë
200 vullnetarë të rinj të angazhuar në mbrojtjen e natyrës
1000+ nxënës janë përfshirë në aktivitete edukative mbi biodiversitetin
100 shkolla në të gjithë vendin janë pajisur me materiale informuese për biodiversitetin
Miliona njerëz të arritur përmes rrjeteve sociale dhe platformave digjitale

Edicioni i parë i fushatës

Përgjatë tre javëve të tetorit 2023, ngritëm një qendër burimore në sheshin Skënderbej, në Tiranë. Kjo “pikë e marrjes së shërbimit me një ndalesë” ofronte një sërë aktivitetesh dhe mundësish edukimi mbi biodiversitetin, përfshinte:
•    Këndi edukativ – Një hapësirë për e dedikuar për nxënës dhe studentë për zhvillimin e orëve të mësimit dhe leksioneve të hapura mbi biodiversitetin.
•    Këndi digjital – Një hapësirë për të shfaqur video dhe pamje nga jeta e egër dhe biodiversiteti i Shqipërisë.
•    Hapësira e aktiviteteve – Një vend për zhvillimin e aktiviteteve si shfaqje filmash, diskutime, shfaqje interaktive dhe ekspozita të fokusuara te mbrojtja e natyrës.
•    Dyqani – Një hapësirë e dedikuar për shpërndarjen e materialeve të fushatës. Të gjitha të ardhurat shkuan për përpjekjet për ruajtjen e natyrës të ndërmarra nga PPNEA.
•    Këndi informativ – Një hapësirë për të mësuar mbi mundësitë e vullnetarizmit dhe angazhimit në ruajtjen e natyrës.

Fushata "Shqipëria është Biodiversitet" rikthehet me

Një mozaik në qendër të Tiranës

Fragment of the