Anna Paola Franceschi: një jetë kushtuar krijimit të mozaikëve

Koha e leximit: 4 minutes

Artistja italiane, mjeshtrja e mozaikut, Anna Paola Franceschi, i ka kushtuar më shumë se tre dekada krijimit dhe restaurimit të mozaikëve. Në fushatën “Shqipëria është Biodiversitet”, ajo vendos në dispozicion njohuritë e saj për krijimin e një vepre që risjell gjuhën e mozaikëve monumentalë, por me në qendër jetën e egër të vendit.

Lead mosaicist, Anna Paola Franchesci
Teaser Image Caption
Anna Paola Franceschi, drejtuese e ekipit realizues të mozaikut

Mund të na tregoni diçka më shumë për veten?

Kam lindur dhe jam rritur në Romë, një qytet që ka shënjuar thellë atë që jam sot. Pas përfundimit të studimeve të gjimnazit klasik, isha e sigurt se e ardhmja ime do të lidhej me artin. Nisa studimet për Histori Arti në Universitetin La Sapienza të Romës dhe ndiqja kurse skulpture gjatë mbrëmjes, në një shkollë bashkiake. Fillimisht, kisha për qëllim të përgatitesha për provimin pranues të Institutit Qendror të Restaurimit. Por, pas një viti pune me argjilë, kuptova se zejtaria ishte rruga ime e vërtetë. Thjesht më duhej të zbuloja se cili material dhe cila zeje do të më përshtatej më shumë.

Si nisët me mozaikbërjen?

Gjeta një punishte mozaiku që kërkonte praktikantë dhe, për mua, ishte dashuri me shikim të parë. Për katër vjet iu përkushtova për të mësuar teknikën dhe për të eksploruar materialet. Gjatë asaj kohe, zbulova bukurinë dhe larminë e pabesueshme të mermerit dhe gurit, materiale që më magjepsën menjëherë.

The desk of the lead mosaicist
Tavolina e mjeshtres së mozaikut

Si u zhvillua karriera juaj më tej?

Pas katër vitesh trajnimi, hapa punishten time dhe vazhdova të përsosja aftësitë e mia duke punuar së bashku me një mjeshtër me përvojë në mozaikun romak. Me kalimin e kohës, rrugëtimi më çoi drejt krijimit të mozaikëve dhe restaurimit të mozaikëve historikë. Për më shumë se 30 vjet, kam krijuar mozaikë për ambiente të brendshme dhe të jashtme, duke punuar në bashkëpunim me arkitektë dhe projektues, ndonjëherë bazuar mbi skicat e mia dhe ndonjëherë duke përkthyer në mozaik veprat e artistëve të tjerë. Kam punuar gjithashtu për restaurimin e mozaikëve të lashtë, në bashkëpunim me Autoritetin për Mbikëqyrjen Arkeologjike (autoriteti publik përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Itali).

Çfarë ka në thelb mjeshtëria e mozaikut?

Tek zeja e mozaikut bëhet tok punimi me dorë dhe krijimtaria, tradita dhe risitë, bukuria dhe dobia. Arti i mozaikut jep një mësim të fuqishëm: një gurë i vogël nuk ka as bukuri dhe as potencial më vete, por së bashku me shumë gurë të tjerë mund të krijojë diçka të dobishme dhe të bukur. Një copëz mermeri e thyer mund të duket e pavlerë, por kur bashkohet me copëza të tjera mund të shndërrohet në një vepër arti. Besoj se kjo ide gjen zbatim në shumë dimensione të jetës sonë.

Desk of a mosaic artist
Mjete të mozaikbërjes

Çfarë ju frymëzon në punën tuaj dhe si po evoluon praktika juaj sot?

Kureshtja dhe dëshira për të mësuar më kanë shtyrë të marr pjesë në shumë simpoziume dhe projekte artistike anembanë botës. Këto përvoja iu japin mundësi artistëve dhe mozaikbërësve nga kultura të ndryshme të ndajnë traditat, teknikat dhe mënyrat e tyre të të menduarit për artin. Unë jam vazhdimisht në kërkim të një gjuhe personale në mozaik, duke krijuar si vepra arti ashtu edhe objekte, duke vazhduar të eksperimentoj me mundësitë shprehëse të këtij mjeti.

Mosaic artists, Anna Franceschi and Marta Matyla
Mozaicistët, Anna Franceschi dhe Marta Matyla

Çfarë e bën mozaikun “Shqipëria është Biodiversitet” kaq të veçantë për ju?

Fillimisht e pashë si një mundësi për të njohur një vend që, ndonëse kaq shumë pranë meje, dija shumë pak për të. Kur projekti mu shpjegua me hollësi, u gëzova se po më ofrohej një mundësi për të punuar me një mozaik artistik që mbart një mesazh kaq të rëndësishëm për biodiversitetin. Duke riinterpretuar mozaikun e madh që gjendet në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, por duke zëvendësuar njerëzit me kafshë autoktone, ndjeva menjëherë një ndjesi të fortë drejtësie, diçka që ndihet veçanërisht e nevojshme në këtë periudhë të historisë.

The mosaic production team
Ekipi realizues i mozaikut "Shqipëria është Biodiversitet"