Umberto Pepe është një mjeshtër mozaiku italian, i diplomuar në Shkollën e Mozaistëve të Friulit (Itali, 2022). Në punën e tij, ai e eksploron mozaikun si një formë dinamike dhe në zhvillim të të shprehurit. Ai vazhdon të hulumtojë se si mozaiku mund të përshtatet me kontekste të ndryshme artistike, nga mozaikët e mëdhenj të vendosur në vende publike ose private, e deri te eksplorimet më personale. Ai e sheh mozaikun si një mjet të aftë të harmonizojë hapësirën duke ndërthurur materialin, formën, ngjyrat dhe përsëritjen. Lidhja e tij e fortë personale me muzikën dhe natyrën vazhdon të japë trajtë si procesit të tij artistik ashtu edhe vizionit të tij krijues.
Në kuadër të fushatës “Shqipëria është Biodiversitet”, Umberto është pjesë e një ekipi me pesë anëtarë për prodhimin e mozaikut. Ai është përgjegjës për realizimin me dorë të mozaikut të madh në Tiranë. Projekti, për të është burim sfidash por edhe emocionesh, si për nga sipërfaqja e madhe ashtu edhe për kohën që kërkon, pasi kërkon përshtatshmëri teknike, ndjeshmëri ndaj materialeve, si dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipin e punës.