
Znj. Nosiana Burnazi është në përfundim të studimeve të nivelit Master Shkencor në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Ajo është angazhuar pranë organizatës “Vish këpucët e mia”, si koordinatore projektesh me në fokus edukimin e komunitetit rom, si dhe ka zhvilluar më tej njohuritë e saj ligjore pranë një zyre avokatie. Ka kryer një praktikë 7 mujore pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku ka ndihmuar një prej deputetëve me hartimin dhe analizimin e projektligjeve, si dhe nismat e ndryshme ligjore. Prej tetorit 2023, mban pozicionin e Ndihmëses Ligjore dhe Asistentes së Projekteve, pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Fushat e saj të interesit lidhen kryesisht me të drejtën publike, shkrimin dhe kërkimin akademik shkencor, si dhe të drejtat e njeriut, ku në këtë kuadër ka botuar një sërë artikujsh kërkimorë.