Biodiversiteti luan rol kyç në mbështetjen e proceseve që mundësojnë jetën në planetin Tokë, përfshirë këtu edhe ekzistencën e vetë njeriut. Në mungesë të larmisë së kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave, nuk do të ishte e mundur mbarëvajtja e ekosistemeve që prodhojnë oksigjen dhe që na sigurojnë lëndët e para ushqimore

Albanian Tulip
Tulipani shqiptar

 

Kush mund ta kundërshtojë vlerën e çmuar që natyra ka për njeriun? Kush janë ata që mund ta mohojnë lumturinë që shkakton çelja e një bime, apo pikasja e një delfini që kërcen mbi dallgë?

Birdwatching, Narta Lagoon, Albania
Kundrim i shpendëve në Lagunën e Nartës, në Shqipëri

 E megjithatë, ekosistemet natyrore të Evropës ndodhen në kushte të mjerueshme dhe lipsen masa të menjëhershme për ruajtjen e tyre. Aktualisht, vetëm 15% e habitateve natyrore të Evropës mund të klasifikohen si të ruajtura “mirë”, duke ngritur shqetësime për gjendjen e ligatinave, dunave të rërës, apo habitateve bregdetare.  Degradimi i vazhdueshëm i mjedisit është pasojë e një shumëllojshmërie faktorësh të ndërlidhur, që përfshijnë: zgjerimin e zonave bujqësore dhe urbane, rritjen e popullsisë, gjuetinë e paligjshme, pakësimin e burimeve të ujit, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike. Pasojat e këtyre sfidave janë shkatërruese.

 

Flamingo nests in Narta Lagoon, Albania
Foletë e flamingove në Lagunën e Nartës, Shqipëri

Ndërkohë që ekosistemet dhe biodiversiteti vazhdojnë të pakësohen me një ritëm alarmant, nevoja për habitatet natyrore është më serioze se kurrë. Shqipëria ka ndërmarrë hapa domethënës, në shkallë evropiane, për ruajtjen e zonave të fundit të egra në kontinent. 

Aerial view of the Narta Lagoon
Aerial view of the Narta Lagoon