Kleidi Eski është një artist pamor shumëdisiplinor. Në punën e tij ndërthuren elemente të kulturës, artit vizual dhe imazhit lëvizës. Është diplomuar për Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës, në vitin 2011.
Përvoja e tij e gjerë shtrihet në disa fusha, duke përfshirë filmin e animuar, videoklipet muzikore dhe drejtimin artistik. Në fillim të viteve 2000, ai krijoi skica të animuara artistike për kanale muzikore. Më vonë, bashkëpunoi me muzikantë për të prodhuar dhe drejtuar nëntë videoklipe muzikore. Filmat e tij të animuar dhe videoklipet muzikore janë shfaqur dhe ekspozuar në programeve kulturore ndërkombëtar, si në Paris, Nju Jork, Zvicër dhe Lihtenshtajn. Përgjatë periudhës 2013- 2019, u angazhua në shfaqje teatrore dhe muzikore. Gjatë kësaj periudhe, kontribuoi gjithashtu në fushata aktiviste për mjedisin, për softuerët e hapur për publikun, për lirinë digjitale dhe privatësinë në internet.
Gjatë nëntë viteve të fundit, përmes Fondit Kulturor Zviceran, është përqendruar në mbështetjen e artistëve të rinj të pavarur shqiptare, duke zhvilluar politika për grante, si dhe duke kuruar e bashkëkuruar programe kulturore shumëdisiplinore. Që prej 2023-shit, bashkëpunon me zyrën në Tiranë të Fondacionit Heinrich Böll Stiftung në kuadër të fushatës "Shqipëria është Biodiversitet".