Olsi Hoxha
Artist multimedial
Olsi Hoxha Portrait

Olsi Hoxha është një artist bashkëkohor që jeton e punon në Tiranë. Ka kryer studimet master për regji filmi dhe televizioni në Universitetin e Arteve. Që prej vitit 2015, ai drejton Radioblog Tirana, një platformë e pavarur multimediale e krijuar për promovimin e artit bashkëkohor. Në vitin 2019 themeloi platformën Nepotik, një zë i ri në qyteti, ku artistë të rinj dhe emra të konsoliduar bëhen bashkë në botime kolektive. Praktika e tij artistike karakterizohet nga një qasje e gjerë dhe eklektike, që përfshin fotografinë, instalacionin, videon artistike, tingullin, kolazhin dhe mediume të tjera. Ai e sheh botimin dhe librin si një vepër arti në vetvete, ku bota e vjetër analoge mund të shkrihet me realitetin e ri digjital.