Vilson Blloshmi
Koordinator Projektesh dhe Kërkues, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare
Vilson Blloshmi

Z. Vilson Blloshmi ka është diplomuar për Shkenca Politike, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe ka përfunduar studimet Master për Administrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë. 

Aktualisht, është Koordinator Projektesh dhe Kërkues në Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, ku fokusohet në qeverisje, bashkëpunim rajonal dhe kërkime rreth politikave publike. Më herët ka punuar për Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Ministria e Brendshme, ku ka fituar përvojë në fushën e qeverisjes vendore dhe zhvillimit institucional. 

Interesat e tij kërkimore përfshijnë antikorrupsionin, integritetin, zgjedhjet, qeverisjen e sektorit të energjisë, demokratizimin dhe rolin e qeverisjes vendore në zhvillimin e qëndrueshëm.