
Irena Gjika është specialiste për kërkimimin dhe analizimin e të dhënave, me mbi 7 vjet përvojë në sektorin publik dhe jofitimprurës. E diplomuar në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit, ajo është specializuar në analizën e politikave ekonomike, financave publike dhe kërkimit ligjor. Puna e saj kërkimore është prezantuar në konferenca rajonale dhe përqendrohet në politikat e qëndrueshme bujqësore, ekonominë shëndetësore, etj.
Aktualisht, jep kontributin e saj me kërkime ndërdisiplinore pranë Shërbimit Kërkimor të Kuvendit të Shqipërisë. Znj. Gjika ka interes të veçantë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, drejtësisë sociale, politikat ekonomike dhe vendimmarrjes së bazuar në të dhëna.