Visual for "Albania is Biodiversity" Official Catalogue
Libër

Shqipëria është Biodiversitet

Llojet e mrekullueshme të Shqipërisë
10.00 €

“Shqipëria është Biodiversitet” është një libër dygjuhësh (shqip–anglisht) me ilustrime që prezanton 38 nga llojet më të rrezikuara dhe më të veçanta të Shqipërisë. Ky botim vë në pah rolin e vendit si një nga pikat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së tij të pasur natyrore.

Përmbajtja: Tea Zeqaj, Redon Hasanllari
Redaktimi teknik: Ledi Selgjekaj, Bledi Hoxha
Redaktimi: Berk Publications
Kopertina: Kleidi Eski
Faqosja: MC Company
Printimi: Gent Grafik

Mirënjohje
Ky është një botim në kuadër të fushatës me të njëjtin emër, një bashkëpunim mes Organizatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Fondacionit Heinrich Böll, Zyra në Tiranë. Fushata u mbështet nga Ambasada Zvicerane, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasada Gjermane, Ambasada Franceze, AICS dhe Vodafone Shqipëri.

Ku mund ta gjeni librin?
Libri është i disponueshëm përmes bashkëpunëtorëve tanë dhe mund të gjendet te Berk Botime, Librari Valentini, libraritë Adrion, si edhe në librari të tjera kryesore në të gjithë Shqipërinë. Për të porositur botimin online, klikoni lidhëzën.

Të ardhurat nga shitja e këtij katalogu shkojnë për mbledhjen e fondeve në mbështetje të nismave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri, të organizuara nga PPNEA.
 

Product details
Date of Publication
tetor 2023
Publisher
Berk Publications
Number of Pages
86
Licence
Language of publication
Albanian & English
ISBN / DOI
9789928368164