Miqësia si një akt politik
Miqësia është një lidhje e thellë dhe e ndërsjellë mes njerëzve, që karakterizohet nga besimi, respekti dhe përkujdesja e sinqertë. Miqësia e vërtetë nxit mirëkuptimin, pranimin dhe ndjenjën e përkatësisë, duke e bërë atë një nga lidhjet njerëzore më të përmbushura dhe më të qëndrueshme. Andaj, natyrshëm lind pyetja: a mund ta mendojmë miqësinë si një akt politik?
Si një akt politik, miqësia shkon përtej lidhjes personale dhe shndërrohet në një formë rezistence, solidariteti dhe fuqizimi. Ajo hap shtigje dhe krijon hapësira për dialog, përpjekje të përbashkëta dhe veprim kolektiv, duke na lejuar të rikonceptojmë pushtetin, t’u japim trajtë të re marrëdhënieve shoqërore dhe të imagjinojmë të ardhme alternative.
Miqësia në kërcimin bashkëkohor
Nën frymën e këtyre temave u krijua “Mbi miqësinë”. Kjo shfaqje e kërcimit bashkëkohor e interpreton miqësinë si një akt politik, duke përdorur lëvizjen dhe gjuhën e trupit për të trajtuar temat e solidaritetit, besimit dhe rezistencës.
Si lindi ideja
“Mbi miqësinë” është një shfaqje interaktive e kërcimit bashkëkohor që e eksploron miqësinë si një mënyrë jetese. Premiera u shfaq më 16 janar 2025 dhe vijoi për katër ditë radhazi në Teatrin Metropol në Tiranë. Ajo u shoqërua nga një instalacion dhe aktivitete që përfshinin edhe publikun. Më tej, do të vijohet me publikime periodike, të cilat do të thellojnë më tej temat e solidaritetit, besimit dhe rezistencës.
Mirënjohje
Shfaqja dhe instalimi artistik: wasbleibtkollektiv | Gentian Doda
Vepra u realizuar dhe u shoqërua me një program edukimi me porosi të: Heinrich Böll Stiftung, Tirana Office
Regjia dhe koreografia: Gentian Doda
Performues dhe bashkëpunëtorë: Rosella Pellicciotti, Fjorald Doci, Rafael Hoxhaj
Muzika: Cezar Aliaj
Kostumografia: Ardi Asllani
Mbikëqyrja e instalimit artistik: Elton Koritari
Fotografia : Andis Rado
Grafika: Hina Shkëmbi