Publikimet

Birds of Wetlands Leaflet Cover AL

Shpendët e lagunave bregdetare

Fletëpalosje
Lagunat bregdetare sigurojnë një habitat të përshtatshëm ku shpendët e ujit mund të folezojnë, ushqehen e të pushojnë. Por, presioni i projekteve zhvillimore ka bërë që lagunat bregdetare të vendosen në rrezik. Lexo më shumë.
Balkan Lynx Leaflet Cover AL

Rrëqebulli i Ballkanit

Fletëpalosje
Me më pak se 10 individë të mbetur në Shqipëri, rrëqebulli i Ballkanit është një nga llojet më të rrezikuara në botë. Ky grabitqar i heshtur, që qëndron në majë të zinxhirit ushqimor, nuk ka armiq natyrorë, por rrezikon të zhduket për shkak të aktivitetit njerëzor. Lexo më shumë.
Flight for Survival Leaflet Cover

Fluturimi për mbijetesë

Fletëpalosje
Në Shqipëri janë identifikuar të paktën 9 lloje shpendësh shtegtarë, përfshirë kalin e qyqes dhe lejlekun e bardhë. Megjithatë, çdo vit, rreth 206,000 deri në 325,000 shpendë vriten ose kapen ilegalisht, duke e renditur Shqipërinë ndër 10 vendet më të rrezikshme në Mesdhe për shpendët shtegtarë. Lexo më shumë.
Marine Life Leaflet Cover AL

Bota nënujore

Fletëpalosje
Dy detet e Shqipërisë, Adriatik dhe Jon, janë shumë të rëndësishëm për gjallesat që jetojnë në detin e Mesdheut. Aty gjenden një shumëllojshmëri llojesh detare, duke filluar që nga llojet e rralla si foka e Mesdheut, breshka e detit e shumë te tjera, të cilat janë thelbësore për ekosistemin dhe zinxhirin ushqimor. E megjithatë gjitha këto lloje përballen me një mori rreziqesh. Lexo më shumë mbi to.
Bear Leaflet Cover AL

Ariu i murrmë

Fletëpalosje
Në zonat me biodiversitet të lartë në Shqipëri, komunitetet lokale e shohin praninë e arinjve si një ogur të mirë për zhvillimin e turizmit natyror. Për adhuruesit e jetës së egër, ariu i murrmë është tregues i një ekosistemi të shëndetshëm dhe të vlefshëm për t’u eksploruar. Po cilat janë disa nga veçantitë e këtij gjitari trupmadh? Lexo më shumë.
Amphibians Leaflet Cover

Amfibët e Shqipërisë

Fletëpalosje
Amfibët nuk janë vetëm të larmishëm, por edhe thelbësorë për ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve dhe biodiversitetit në tërësi. Lexo më shumë mbi llojet që gjenden në Shqipëri.
Visual for "Orët e Malit" zine

Orët e Malit

Zinë
Orët e Malit është një zine me punime artistike, e cila erdhi si rezultat i një punëtorie dy javore me një grup artistësh dhe ilustruesish të rinj. Frymëzuar nga mitologjia shqiptare dhe figurat mistike të orëve të malit, ky botim sjell një ndërthurje mes teknikave të printimit me risografi dhe një procesi krijues të frymëzuar nga natyra dhe marrëdhënia e njeriut me të.
Mbetjet plastike dhe unë

Shpaketo!

Libër
I konceptuar dhe hartuar posaçërisht për lexuesit e rinj, ky libër digjital "Shpaketo! Plastika dhe Unë" përpiqet që t'iu japë përgjigje 70 pyetjeve rreth plastikës. Libri vjen si fryt i bashkëpunimit mes skicografes dhe autores së librit, Gesine Grotrian, një ekip ekspertësh nga Fondacioni Heinrich Böll dhe një grup të rinjsh nga e gjithë bota. Është i përshtatshëm për të rinjtë e moshës 12 vjeç e lart.
Understanding the Foreign Policy Behavior of the Balkans from a Small States perspective

Politika e Jashtme e Vendeve të Ballkanit nga Perspektiva e Shteteve të Vogla

Broshurë
Fondacioni Heinrich Böll, zyra në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë “Politika e jashtme e vendeve të Ballkanit nga perspektiva e shteteve të vogla”, një seminar akademik evropian që shënonfillimin e një diskutimi gjithëpërfshirës në lidhje me sfidat dhe mundësitë e zhvillimit në shtetet e vogla të Ballkanit Perëndimor.