E konsideruar shpesh si një prej nyjave nevralgjike të biodiversitetit në Evropë, Shqipëria strehon një pasuri të jashtëzakonshme të jetës së egër, pavarësisht sipërfaqes modeste të territorit. Brenda më pak se 29 mijë kilometër katrorë sipërfaqe, Shqipëria qëndron si një testament i larmisë së pashoqe të natyrës, duke strehuar mbi 3200 lloje bimësh, 800 kërpudha, 300 lloje peshqish, 360 shpendë, si dhe 70 gjitarë dhe shumë të tjerë që ende priten të zbulohen. 

Pamje e maleve, Shqipëri

Kjo pasuri e biodiversitetit lulëzon falë pozicionit gjeografik unik të vendit, të përbërë nga male të larta e deri te brigjet detare të paprekura.

Liqeni i Prespës, Shqipëri

Në zemrën malore të Shqipërisë strehohen krijesa të mrekullueshme si: i fshehti Rrëqebull i Ballkanit, kryelarti Ariu i murrmë, si dhe një shumëllojshmëri shpendësh, përfshirë Shqiponjën e malit, simbolin kombëtar, apo Kalin e qyqes, shkabën shtegtare që udhëton mbi 5 mijë kilometër çdo vit për të mbërritur në Shqipëri. Përgjatë brigjeve detare, gjejmë Breshkat e detit, Fokën e Mesdheut, si dhe Delfinë turishkurtër.

Egyptian Vulture flying over Albania
Kali i qyqes në fluturim

Megjithatë, ky biodiversitet i jashtëzakonshëm rrezikohet nga politika zhvillimore dritëshkurtra, të cilat i japin prioritet përfitimit monetar, në kurriz të ruajtjes së natyrës. Ka ardhur koha që udhëheqësit e Shqipërisë ta vendosin biodiversitetin në zemër të etikës qeverisëse, duke mos e njohur si burim përfitimi të ngushtë, por si një thesar që duhet ruajtur për të gjithë.

Monitoring work, Shebenik Albania
Punë në terren nga ekipi i PPNEA

Le ta ruajmë së bashku trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, duke nderuar një histori shekullore harmonie mes njerëzve dhe natyrës. Këtë trashëgimi, ne duhet ta ruajmë dhe ta kalojmë te brezat që do të vijnë, si një testament të gjallë për gjeneratat e ardhshme.