Në solidaritet me Ukrainën

Deklaratë

Deklarojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën. Jemi pranë partnerëve dhe kolegëve tanë ukrainas, dhe njëherazi pranë partnerëve tanë të shoqërisë civile ruse, të cilët po shtypen nga represioni i ashpër.

Koha e leximit: 2 minutes
Lufta dhe agresioni brutal dhe padyshim i planifikuar gjatë i Putinit kundër Ukrainës është një akt i llogaritur me gjakftohtësi në mes të Evropës. Regjimi rus po sulmon kështu kuadrin e përbashkët të vlerave dhe sigurisë, i cili, që nga viti 1945, ka krijuar një nga fazat më të gjata të paqes dhe prosperitetit në historinë e Evropës, pavarësisht nga pasojat humanitare dhe politike. Me argumente absurde, analogji të çuditshme historike dhe kërcënime të egra, ky agresion po shkatërron në mënyrë cinike besimin në racionalitetin e veprimit politik dhe shtetëror në Evropë. Në këtë tragjedi të përgjakshme, i gjithë solidariteti i Evropës me fjalë dhe me vepra duhet të shpalosen ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj. Ai duhet të reflekothet tashmë në dhënien e ndihmës dhe mbështetjes së shpejtë dhe joburokratike në katastrofën humanitare që po afrohet.
 
Evropa, Perëndimi dhe, mbi të gjitha, Gjermania në mënyrë të palavdishme, e kanë shpërfillur qëllimisht shtrirjen e kërcënimit për vite me radhë – edhe për shkak të leverdisë dhe oportunitetit të politikës ekonomike dhe energjetike- dhe kundër zërave paralajmërues të pagabueshëm të disa prej partnerëve tanë të BE-së dhe vendeve fqinje. Tani sfidat dhe kostot e një riorganizim strategjik janë të mëdha dhe në të gjitha nivelet. Por, dita e sotme tregoi se nuk ka rrugëzgjidhje. Të gjitha sanksionet e disponueshme që mund të kenë ndikim duhet të ndërmerren tani dhe, mbi të gjitha, duhet të mbahen nga të gjithë, nëse është e nevojshme, për vite me radhë. Kjo gjë do të ketë çmimin e vet për të gjithë ne, por të bëhemi të vetëdijshëm se ukrainasit kanë paguar çmimin më të lartë duke nisur nga mëngjesi i sotëm.
 
Andaj, deklarojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën. Jemi pranë partnerëve dhe kolegëve tanë ukrainas dhe, në të njëjtën kohë, pranë partnerëve tanë të shoqërinë civile ruse, të cilët po shtypen nga represioni i ashpër.